Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Generda dhe Enxhëll, i janë drejtuar njëra-tjetrës me pyetje interesante dhe ngacmuese, ku kanë zbuluar pak më shumë nga jeta e tyre private.
Në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë folur për lidhjen me familjen, personin më të besuar dhe gjërat që i dallojnë nga të tjerët.
Veç të tjerash Enxhëll ka treguar se personi me të cilin hapet më shumë, është vëllai i saj.
Generda: Cila është gjëja që nuk duron dot tek një person?
Enxhëll: Gjëja që unë nuk duroj dot tek një person është gënjeshtra, kur e zbukurojnë që të duket si e vërtetë. Por unë e kuptoj dhe e di shumë mirë si është realiteti dhe e vërteta. Fakti që ngulin këmbë më streson shumë dhe nuk e duroj dot.
Të ka ndodhur kjo gjë në Love Story?
Enxhëll: Po më ka ndodhur dhe jam zhgënjyer shumë. Nuk mund ta them se kush, por e di vetë personi. S’ka lidhje me Saimirin.
Generda, cilat janë karakteristikat e tua që të dallojnë nga njerëzit e tjerë?
Generda: Mendoj se pozitiviteti im, sinqeriteti sepse jam njeri shumë i sinqertë, unë nuk gënjej dot sepse dallohem direkt në sy. Dhe më kanë thënë që kur futem në një ambient kam atë prezencën time, jo bukuria por energjia pozitive
Enxhëll: E vërtetë, edhe unë e kam vënë re që ti je një vajzë me goxha prezencë kur erdhe në Love Story. Më dukesh një vajzë me këmbë në tokë, është diçka që bie në sy sepse rrallë janë, shtiren…
Generda: Kush është personi me të cilin hapesh më shumë?
Enxhëll: Personi të cilit unë i besoj më shumë është vëllai im, të cilin e kam si shok edhe ndaj çdo gjë me të. Qoftë mendime, qoftë plane, çdo gjë ia besoj atij. Në fillim nuk ishte dakord për ardhjen time në Love Story, ia zbukurova pak unë, po pastaj me kohën sikur u mësuan dhe e gjithë familja më mbështet.
Generda: Dhe unë doja të thoja që kjo gjë më pëlqen shumë tek Enxhëlli, sepse edhe unë jam njeri shumë familjar dhe e shoh që këtë gjë e kemi të përbashkët. Më pëlqen shumë, transmeton shumë paqe./tvklan.al