Një prej aktorëve më të dashur për publikun, i cili edhe pse me kalimin e viteve vazhdon që të jetë në listën A të botës së Hollywood-it, është padyshim, Tom Cruise.
Së fundmi, aktori u pa me një shenjë të pashpjegueshme në faqen e tij teksa filmonte filmin e fundit Mission: Impossible, pak javë pasi fytyra e tij e fryrë nxiti dyshime dhe thashetheme për operacion plastik.
Pamja shumë ndryshe e yllit 59-vjeçar të Hollivudit në një lojë bejsbolli në SHBA së fundmi tronditi fansat, të cilët ishin të bindur se ai kishte pasur mbushës në fytyrë.
Të tjerë sugjeruan se ai thjesht kishte shtuar në peshë, por ylli që sfidonte moshën dukej në formë të mirë në xhirimet e filmit të tij të fundit.
Me një kapele të New York Yankees, Tom u dallua për buzëqeshjen e tij./tvklan.al