Cardi B ka pranuar se ka patur frikë të jetonte jetën e saj ashtu siç ajo ka dëshiruar për shkak të një morie komentesh negative në mediat sociale që artistja mori vitin e kaluar. “Ndihem sikur kam humbur veten”, tha ajo gjatë një interviste të fundit.
Ajo shpjegon se komentet negative e kanë dekurajuar të fokusohet te muzika dhe të përgatitet për të publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. Gjatë gjithë vitit 2023, krijuesja e shumë hiteve shpjegon se druhej të dilte në sytë e publikut për shkak të komenteve negative që kishte marrë edhe për imazhin e saj ndër vite.
Përveç problemeve me ankthin dhe uljet e ngritjet në jetën e saj profesionale edhe jeta e saj private ka patur problemet e veta pasi këngëtarja u nda nga reperi Offset. Të dy u martuan në vitin 2017 dhe patën një romancë të gjatë.
Nga mesi i vitit 2023, ajo zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale se ajo dhe reperi 32-vjeçar kishin probleme martesore pasi ai e akuzoi atë për tradhti. Kur u duk se marrëdhënia e tyre u rregullua gjatë verës, ata u ndanë përpara se të niste viti 2024.
Klan News