Presidenti i Turkmenistanit ka ndaluar me ligj shitjen e të gjitha produkteve të duhanit.

Një rregull i ri ndalon shitjen e të gjitha produkteve të duhanit dhe dyqanet do të përballen me gjoba prej rreth 1,200 paundësh, nëse ato kapen duke shitur cigare.

Sipas faqes online Chrono-TM, raportohet se ndërsa qeverisja e këtij vendin po synon ndalimin e pirjes së duhanit, tregu i zi i cigareve ka lulëzuar në rrugët e Ashgabat, kryetytet i këtij vendi.

Një paketë kontrabandë kushton rreth 8 paund.

Presidenti të këtij vendi Gurbanguly Berdymukhamedow, është një personazh i apasionuar pas aktiviteteve sportive si çiklizimi dhe peshkimi, e duket se nuk e ke shumë mendjen tek cigaret.

Në momentin që u deklarua se duhani është i ndaluar, televizionet shtetërore treguan pamjet se si mijëra paketa me cigare u dogjën nga autoritetet./tvklan.al