Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se vetmia mund të rrisë mundësinë e pirjes së duhanit.

Shpjegimi i mundshëm për lidhjen midis pirjes së duhanit dhe vetmisë ka të bëjë me faktin se cigaria konsiderohet si një zbutëse e ankthit.

Studiuesit nga Universiteti i Bristol shprehen se përvoja e zgjatur e vetmisë ndikon në fillimin e duhanit.

Autori i studimit, Robyn Wootton u shpreh se rezultatet e studimit janë të reja dhe tregojnë se vetmia përveçse i drejton njerëzit drejt duhanit, rrit varësine e tyre deri në atë shkallë, sa ata e kanë të pamundur që në një moment të dytë ta lënë sërish atë.

Njerëzit e vetmuar kanë më shumë mundësi të fillojnë pirjen e duhanit dhe e kanë më të vështirë ta braktisin atë. Gjithashtu ata vuajnë edhe më tepër dëmet që konsumimi i duhanit sjell në shëndetin e tyre./tvklan.al