Numërimi i kutive të  votimit në Himarë nuk ka nisur ende. Gazetari Enkel Xhangoli raporton për Klan News se pritet mbërritja e kutive të fundit për të nisur më pas me verifikimin e tyre. Pas verifikimit, do të ketë një provë për të kontrolluar pajisjet dhe kamerat monitoruese. Në varësi të ritmit, pritet që numërimi të fillojë rreth orës 23:00.

Rezultati që përcakton kryetarin e bashkisë Himarë mund të njoftohet rreth mëngjesit ose mesditës.

Enkel Xhangoli: Ende s’ka përfunduar mbërritja e kutive të votimit për shkak se disa fshatra janë të largët, këtu mund të përmend fshatinTërbaç i cili është edhe më i largëti, rreth një orë e 30 minuta. Në momentin që po flasim, kanë mbërritur 30 kuti që janë të depozituara në hyrje të KZAZ. 6 kuti të tjera, të paktën sipas informacioneve janë shumë pranë për  të  mbërritur në vendin ku do të numërohen votat e qytetarëve. Në momentin që do të mbërrijnë edhe ato kutitë,  do të bëhet verifikimi i të gjitha kutive dhe do të nisë procesi i numërimit.

Sigurisht kjo mbetet edhe në dorë të grupeve të numërimit që do të jenë 4 grupe, se kur do ta fillojnë këtë proces numërimi, por me shumë gjasë, edhe për faktin se përpara se të nisë procesi i numërimit, grupet bëjmë një lloj prove për të parë nëse të gjitha pajisjet janë në regull dhe të gjitha kamerat e monitorimet për të vijuar me procesin e numërimit. Kjo provë do kohën e vet dhe me shumë gjasa, procesi i numërimit mund të fillojë rreth orës 11.

Në varësi të ritmit të numërimit që do të kenë kutitë e votimit, do të kemi edhe rezultatet paraprake. Me gjasë, rezultatet paraprake do t’i presim në orët e para  të mëngjesit ose para mesditës së ditës së nesërme, të kemi edhe një rezultat final se kush nga dy kandidatët do të triumfojë në këto zgjedhje, socialisti Vangjel Tavo apo kandidati i opozitës, Petro Gjikuria./tvklan.al