Nedim Bajrami është lojtari më i ri i Rangers. Klubi skocez, kompletoi transferimin e fantazistit shqiptar, në orët e fundit të merkatos së verës.

Rangers pagoi 4 milionë euro në arkat e Sassuolo-s, për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit.

Bajrami ka firmosur kontratë për tre sezone dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit të ri.

Në fakt, ishte vetë dëshira e lojtarit për tu larguar nga Sassuolo, pas rënies në Serinë B.

Në karrierën e tij, Bajrami ka luajtur edhe për Empolin në Itali, ndërsa në Zvicër, ka qenë pjesë e Zurich dhe Grasshoppers.

/tvklan.al