Falë figurës së saj rinore, një nënë 43 vjeçare ngatërrohet vazhdimisht me vajzën e saj, me njerëzit që i mendojnë se janë motra. Nëna ka 23 vite diferencë me vajzën 19 vjeçare dhe ato duken jashtëzakonisht të ngjashme. Duke mos lënë asnjë mundësi të mendohet se janë nënë e bijë.
Joleen Diaz është mësuese dhe bashkë me vajzën e saj Meilani, jetojnë në Kaliforni. Përveç pamjes ato gëzojnë një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.
Nëna e vetme Joleen, për shkëlqimin e saj rinor shprehet se i ka borxh një jete të pastër dhe kujdesit që ka pasur për lëkurën që kur ishte 12 ose 13 vjeçe.
Mamaja dhe vajza janë shumë të lidhura dhe adoleshentja Meilani kënaqet kur njerëzit i mendojnë se janë motra. Mamaja e mrekullueshme është shprehur se mbrojtja nga dielli është thelbësore.
“Unë përdor krem dielli, çdo ditë, madje edhe në ditë me re, me shi. Unë gjithashtu përdor një serum të vitaminës C ditën dhe natën. ” shtoi, ajo.
Edhe vajza Meilani ka filluar të njëjtën rutinë rigoroze. Ndërsa, përdoruesit e mediave sociale kanë mbetur shumë të hutuar pas fotografive të shpërndara, duke mos besuar realitetin e marrëdhënies së tyre./tvklan.al