Ne rast se Partia Socialiste do të fitoj zgjedhjet e 28 qershorit kryetari i saj Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se ai do të kërkoj të mbaj të dyja postet atë të kryeministrit dhe njëkohësisht  të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Sipas kryebashkiakut pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të vijë edhe ndryshimi i madh qe nuk ka ardhur në këto 18 vite edhe në bashkinë e kryeqytetit

Edi Rama: “Me votën e 28 qershorit banorët e kryeqytetit në të gjitha skajet e tij, në çdo periferi edhe në qendër, do të kenë jo vetëm një bashki që punon ditë natë për ta, por edhe një qeveri kombëtare që do t’i kthejë sytë nga problemet e tyre. Ne do të rinisim një punë kolosale të qeverisë kombëtare për Tiranën dhe me një aleancë të paparë gjer më sot, mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, ne do at bëjmë Tiranën evropiane.”

Deklarata e Ramës u bë gjatë inspektimit të rikonstruksionit të një rruge te Bregu i Lumit./tvklan.alGazetar: Eno Luarasi