Ashtu si në vendin e tij, Benjamin Netanjahun e ndoqën protestat edhe në Uashington. Dhjetëra protestues u bënë pjesë e tubimit nën moton “Jo në emrin tim”.
Tubimi i zhvilluar para dhe brenda ndërtesës së kongresit u organizua nga grupimi hebre “Zëri për paqen” që kundërshton luftën izraelite në Rripin e Gazës, ku viktimat mes palestinezëve po i afrohen 40 mijëve që prej 7 tetorit.
Kryeministri izraelit ka parashikuar edhe një fjalim në kongres këtë të Mërkurë, që do të pasohet edhe nga takimet me presidentin Joe Biden dhe me kandidatin republikan për president Donald Trump.
Në fokus të takimeve pritet të jetë lufta në Rripin e Gazës dhe forcimi aleancës SHBA – Izrael, që është lëkundur me këtë luftë.
Tv Klan