I ftohtit që ka përfshirë rajonin e Dibrës ka shkatërruar pothuajse plotësisht kulturat bujqësore. Për tre net me radhë temperaturat kanë zbritur nga -4 deri në -8 gradë. Fermerët thonë se qershitë, arrat , dardhët dhe vreshtaria u janë dëmtuar dhe për këtë kërkojnë që shteti t’i ndihmojë.
Pas verifikimeve në terren specialistët e bujqësisë pohojnë se dëmi në qershi, kumbulla , arra dhe vreshtari është në masën 100%.
Sakaq specialistë hedhin idenë e ndryshimit të skemave të subvencionit në ferma.
Nëse moti i ftohtë do të vijojë ekspertët thonë se dëmet do të prekin edhe kultura të tjera.
Tv Klan