Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Demokristiane, deputeti Nikollë Lesi, mori pjesë në konferencën e demokristianëve të rrethit të Peshkopisë, ku ju drejtua demokratëve që të mos besojnë më në forcën e dy partive të mëdha politike, pasi ato janë shkaktaret e rrëmujave politike, që kanë ndodhur në këto 12 vite.

Nuk duhet të votohet në bllok për PD dhe PS, tha Lesi, pasi nuk zhvillohet demokracia duke i dhënë 51% një force politike. Kreu i demokristianëve shqiptarë, deputeti Nikollë Lesi, foli për krijimin e një lobi parlamentar, me përfaqësues të partive të ndryshme politike, për t’i bërë presion qeverisë, për fillimin e investimeve në rrugën e Arbrit, lob i cili do të funksionojë duke thërritur në interpelancë ministrin e transporteve Poçi.

Gjithashtu, kryetari i demokristianëve ripërsëriti vendosmërinë e partisë së tij, për të dalë të vetëm në zgjedhjet lokale, duke mos pranuar të jetë shtojcë e ndonjë partie të madhe. Kjo që po bëjmë si demokristianë, ka dhe riskun politik brenda vetes, por se më mirë të testohemi në elektorat, përfundoi Lesi duke ia kërkuar të njëjtën gjë edhe partive të tjera politike./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora