Pasi emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi problemet me deklarimin e pasurisë së gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj, ky i fundit tha se bëri dorëheqjen por më pas u tërhoq. ILD kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të tij, por KLGJ ende nuk ka marrë vendim.

Nga ana tjetër ILDKPI ka kërkuar hetim pasuror për Sinanajn nga Prokuroria e Tiranës. Julian Cafka, gjyqtari i bëmave të shumta në gjykatën e Gjirokastrës pret vendimin e KPA, nëse mundet të vazhdojë të ushtrojë detyrën. Ndërkohë për Çafkën në mënyrë absurde është kërkuar të kalojë një vit magjistrat nga komisioneri publik./tvklan.al