Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin e tretë për të mitur të akuzuar për veprën penale të vrasjes. Fatjon Zira është i mituri që në Shkurt të këtij viti goditi me thikë për vdekje shokun e tij të klasës, pasi një ditë më parë ishin grindur. Pas kësaj ngjarje Zira u largua dhe u vetëdorëzua më vonë.

Disa ditë pas ngjarjes, familjarët e viktimës u shprehën të indinjuar, se e kishin të vështirë të falnin një krim të tillë. Pas një interviste ku babai i autorit u kërkontë atyre ndjesë publikisht. Gjatë hetimeve nga prokuroria ka rezultuar, se 16-vjeçari Zira, e ka kryer vrasjen me paramendim, në mjediset e shkollës ku mësonin të dy.

Në sallën e gjyqit, i mituri i cili ka pranuar krimin, ka pasur pranë të atin si këshillues, ndërsa avokati kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë që mund t’i ulë atij ndjeshëm masën e dënimit. Ngjarja e Shkurtit të vitit të kaluar u pasua me vendimin për vendosjen e një punonjësi policie nëpër shkolla./tvklan.al