Ka nisur seanca e posaçme në Kuvend ku pritet të miratohet kabineti i ri qeveritar, pasi Presidenti Bajram Begaj firmosi dekretin.
Por që në nisje të seancës u krijua “zhurmë” nga eksponentë të opozitës. Kjo pasi u refuzua kërkesa e tyre për 6 orë debat sot në Parlament. Kryetarja e Kuvendit ende në detyrë, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
“The që je sëmurë, gënjen, je e paturp. Të shkarkuan si leckë!”, iu drejtua Bardhi Nikollës.
“Të të vijë turp për situatat që krijon”, ishte përgjigjia e saj, teksa deputetë të PD-së u rreshtuan te foltorja duke kërkuar fjalën.
Mes zhurmës, ka nisur votimi për ndryshimet në qeveri.
/tvklan.al