Kreu i Shtetit, Bujar Nishani i ka shprehur ngushëllimet Presidentit gjerman Joachim Gauck për aktin terrorist në Berlin që ndodhi mbrëmjen e së hënë. Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për të gjithë popullit mik gjerman si dhe për familjarët e viktimave. Nishani shkruan:
“
I nderuar Zoti President,
Akti i mbrëmshëm terrorist në Berlin, që përgjaku Krishtlindjet e këtij viti, më tronditi shumë.
Me trishtim të thellë dhe solidaritet, dëshiroj që përmes jush t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, Qeverisë Federale dhe popullit mik gjerman. Të lënduarve i uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale.
E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman
./tvklan.al