Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale pas protestës së opozitës ku u bllokuan disa rrugë në Tiranë.

Ish-kryeministri e konsideron mosbindjen e sotme civile si një triumf.

“Triumf i vërtetë! Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile. Tirana në duart e qytetarëve! Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës. Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë”, shkruan Berisha.

Opozita protestoi sot për 3 orë në Tiranë duke bllokuar qarkullimin në 5 akse kryesore rrugore./tvklan.al