ARRSH tregon masat për sigurinë e rrugëve
Reshjet e para të dëborës zbardhën mëngjesin e së premtes aksin Boboshticë-Dardhë në Korçë. Qarkullimi nuk pati probleme, megjithatë mjetet borëpastruese kanë zbritur në terren.
Me afrimin e dimrit dhe uljen e temperaturave, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përcaktuar edhe masat që do të zbatohen për mirëmbajtjen e akseve kombëtare dhe lokale.
Për shkak të problematikave që shfaqin në stinën e dimrit, përqendrimi më i lartë i mjeteve dhe fuqisë punëtore do të jetë në zonat veriore dhe juglindore të vendit.
Nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon që edhe drejtuesit të tregojnë kujdes në përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore, sikundër zbatimin e sinjalistikave në rrugë.
Tv Klan