Rasti zbulohet 1 ditë para ndeshjes me Tiranën
Një futbollist i Bylisit rezultoi pozitiv në analizën për Covid-19, duke vendosur në dyshim ndeshjen me Tiranën këtë të mërkurë.
Shqetësimi është tek të dy kampet, pas testeve të kryera nga lojtarët e tjerë mallakastriotë. Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo thotë se fati i sfidës varet nga nëse do të ketë ose jo të tjerë të infektuar.
“Të presim rezultatet e analizave, pasi nuk varet nga ne varet nga koronavirus, pasi nëse ka më shumë të infektuar nuk ka shanse të luhet”.
I kontaktuar nga Tv Klan, futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku tha se është veçuar nga ekipi dhe po kërkon të bëjë një test të dytë për të qenë i sigurt që të rikthehet në fushë.
Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të përgjigjeve të lojtarëve të tjerë, ndërsa ndeshja është programuar të mërkurën në orën 17:00 në Ballsh.
Protokolli nuk e pengon skuadrën të luajë nëse është vetëm një rast, por duhet të ketë numrin e nevojshëm të futbollistëve për të shkuar deri në fund të sezonit.
Tv Klan