Zona e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë po shndërrohet në park të prodhimit të energjisë diellore, që do t’i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë fushë e cila sipas tij nga një gangrenë plehrash, do të kthehet në një pikë prodhimi të energjisë diellore dhe një hapësirë shplodhëse për qytetarët e Lushnjës.
Prodhimi i energjisë diellore nga impiantet fotovoltaike në vendin tonë po rritet gjithnjë e më shumë vitet e fundit.
Periudha Janar-Qershor 2024 shënoi rritje të energjisë së prodhuar nga impiantet fotovoltaike me rreth 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, sipas Entit Rregullator të Energjisë.
Sa i takon parqeve fotovoltaike në Shqipëri, ai i Karavastasë prodhoi 135,653 MËh energji, duke shënuar sasinë më të lartë të energjisë së gjeneruar nga dielli, ndjekur më pas nga diga e Qyrsaqit që zotërohet nga KESH.
Kontribut në sasinë e prodhuar kanë dhënë edhe bizneset, të cilat operojnë në treg të lirë ku rezulton se sasia e prodhuar prej tyre u rrit me rreth 12 mijë MËh.
Falë diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, synimi i qeverisë është që në 2030 Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.
Klan News