Veliaj: Përfaqësues i vlerave të gazetarisë së vërtetë

Një rrugë në Tiranë ka marrë emrin e Fatos Baxhakut, gazetarit dhe publicistit të njohur, I cili u nda nga jeta tre vite më parë.

Në mënyrë simbolike tabela me emrin e Baxhaku ju dorëzua familjarëve të tij në një pritje të organizuar nga kryebashkaku Erion Veliaj.

  “Është një ndjesi shumë e bukur sot që kujtojmë një mik, një vëlla. Unë besoj që Fatos Baxhaku i përkiste një gjenerate që nuk vjen më.”

 “Tosin e kanë dashur shumë sa ishte gjallë. E shoh që nuk është vetëm dashuri, por edhe vlerësim për punën e tij,”

Veliaj tha se ai është tashmë një model, jo vetëm për brezat e rinj të gazetarisë, por edhe për të gjithë të tjerët që bëjnë punë publike.

 “Sfida për gjithë ne të tjerët është a po jetojmë një jetë të denjë, që nesër të jemi përfaqësues të më të mirës së kombit tonë, siç ishte Fatosi përfaqësuesi i më të mirës së kombit tonë.”

Një jetë dedikuar gazetarisë dhe publicistikës, Baxhaku la pas një thesar veprash si serialet me reportazhe “Tunel”, “Rrugëtim” apo librat “Gur”, “Gra të përgjithshme”, “Roje” etj.

Tv Klan