Binjakëzimi me emisionin “Fosto Tynel” si motra e “Njerëz të humbur” në Greqi, ishte linja bazë në mbrëmjen e djeshme. Aleksandër Backa, … dhe Panajotis Valavanis ishin 3 rastet e trajtuara simultanisht në këto 2 emisione, një bashkëpunim që tregon se fenomeni “Njerëz të humbur” nuk është unik shqiptar.
Një tjetër vajzë shqiptare mbi zhdukjen e së cilës bie hija e trafikimit dhe shfrytëzimit. Është vajza nga Lushnja Violeta Dudia. Një tjetër emër në zinxhirin e dramave që shtrëngojnë femrën shqiptare.
Historia e Lizhjana Kumarakut, përmblidhet në togfjalëshin “mohimi i të qenit nënë”. Menjëherë pas lindjes së të birit Erandit, mes mashtrimesh e largojnë prej tij. Fakte jashtë imagjinatës dhe njerëzores u zbardhën në këtë ritrajtim të rastit për këtë sezon.
Lizhjana Kumaraku: “20 gusht kam vajtur në zyrën e varrimit këtu edhe kërkova që të hapej varri, filluan të hapnin varrin në të njëjtën kohë ne bisedonim, bënim një bashkëbisedim me inxhinierin se më tregon.. po nga e djathta-majtas, gjithandej po brenda s’kishte asnjë gjë. I thoshte inxhinieri më thellë. Më thellë, më thellë thash pse duhet ta varrosnit 3 metër thellë”./tvklan.al