Kristi dhe Lili kanë pasur një debat të fortë me njëri tjetrin javën e kaluar, gjë që çoi konkurrenten të merrte vendimin dhe javën e kaluar, por edhe në emisionin e të hënës në “Love Story” të mos vinte.

Por Lili kishte vendosur që të ishte e pranishme këtë të martë ëë emisionin ditor “Love Story Talk” dhe të ballafaqohej me Kristin.

Lili: Dua t’ia nis këtë pjesë me një kërkim falje për pjesën e publikut sepse mendoj se dje duhet të isha në një përballje me ty. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve për këtë pjesë. Ju kërkoj ndjesë edhe për dramën shumë të theksuar që është kthyer gjithë kjo histori, por dua të them që pjesën më të madhe të gjësë nuk e kam krijuar unë. Unë nuk jam një drama queen dhe ti e di këtë gjë.

Situata ishte e tillë që në gjenezë të gjësë. Ishte situata që ne po diskutonim diçka tonën dhe ishte krejt natyrale që të isha e mërzitur dhe e lënduar nga sjellja jote deri aty. Tani ti agravove dhe the diçka, më sjell mesazhe të një neurotikeje, mesazhe super të gjata që nuk thonë asgjë. Kjo më la pak kështu dhe më lëndoi më tepër seç isha nisur dhe nga fakti që mu kujtua dhe një paragraf që është bërë para ca kohësh për të njëjtin ritual gjëje që Lili dërgon mesazhe romantike dhe herën e parë më kishe nxjerrë që jam super manjake. Nuk kisha folur për këtë gjë dhe nuk kisha reaguar se unë nuk dua të bëj dramë, por dua t’i bëj gjërat të paktën gjërat që i cilësoj që nuk duhen bërë dramë.

Fjala neurotike ishte fjala e dytë që mu duke e pavërtetë, e pavend dhe nuk duhej ta thoje. Në atë moment isha e lënduar nga situata që pashë dhe ishin të gjitha këto bashkë që më detyruan që nuk reagova fare, mendoj se kam qenë më pak agresive se sa duhej. Thashë minimalisht më kërko ndjesë, jo ishte mënyra ime se si ta shfryja gjithë atë të keq që kisha, thjesht të ma vije dorën te qafa, nuk ishte thjesht për të thënë fjalën, por për një vullnet të mirë që ta thyenim atë gjënë toksike.

Kristi: Fakti që komunikimi jonë ka qenë kështu, domethënë që nuk shkon. Fakti që kemi komunikuar qysh në fillim kështu tregon që ka një gjë. Interes mund të kishte nga ty, nga mua, por unë në dashuri nuk fal.

Lili ka vazhduar më tej dhe ka thënë se Kristi mund ta ndalte që aty këtë debat dhe do ishte mbyllur. Por sipas saj fronistin nuk e la egoja. Ajo ka sqaruar edhe mesazhet që ka publikuar në rrjetet sociale.

Lili: Unë nuk jam në natyrën normale që postoj screenshote se mendoj që kjo është vërtetë një gjë jo e mirë. Nuk duhet ta bëj atë në kushte normale. Isha e presionuar edhe nga gjithë faktorët e tjerë të cilët t’i shpjegova dhe kisha një nevojë personale të vërtetohesha që kjo gjë ishte e padrejtë dhe isha shumë keq dhe e lënduar. Prandaj me ato screenshote nuk u lëndua asnjë, as ti, as…

Pas debateve, Lili u rikthye në program dhe u ul mes vajzave te tjera konkurrente./tvklan.al