Ka përfunduar procesi i numërimit në 2230 vendvotime nga 2553 në total në Kosovë. Udhëheq Lëvizja Vetëvendosje me 41.29% të votave, nga 88% që janë numëruar gjithsej.

Partia e dytë renditet PDK me 21.8% të votave, LDK me 17.7% dhe AAK në koalicion me Nismën kanë grumbulluar 7.28% të votave.

Albin Kurti ka deklaruar para qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë se me rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është fituese.

“Urime e gëzuar të gjithëve nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, e ato preliminare tregojnë një gjë të vërtet të saktë, të qartë që LVV-ja është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Bravo, urime i falënderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur që nga mëngjesi si kurorëzim i një pune, 1 muaj në fushatë, katër vjet qeverisje edhe 20 vjeçare në LVV. Faleminderit secilit për punën rolin angazhimin dhe kontributin, ditë natë gjithandej cep më cep Republikës sonë edhe në diasporë”, ka thënë Kurti.

Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit të djeshëm, 9 Shkurt, dhe u mbyll në orën 19:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.

/tvklan.al