Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një pauzë në luftimet e tyre në Gaza për të lejuar vaksinimin e fëmijëve kundër poliomielitit.

Pauzat do të zhvillohen në tre faza të veçantë në tre zona të enklavës së rrethuar. Këto pauza do të lejojnë dhe raundin e parë të vaksinimit të më shumë se 640 mijë fëmijëve të prekur. OBSH tha se tashmë kishte dorëzuar rreth 1.2 milionë doza të vaksinës kundër poliomielitit në Gaza, ndërkohë që kësaj shifre do i shtohen më vonë edhe 400 mijë doza të tjera.

Fushata e vaksinimit do të fillojë të dielën në Gazën Qëndrore me “pauzë humanitare” të planifikuar në orën 6:00 të mëngjesit dhe orës 15:00. Sipas zyrtarit të OBSH-së ka një marrëveshje për të shtyrë “pauzat humanitare” në secilën zonë një di të katërt nëse do të jetë e nevojshme. Gjithashtu është bërë e ditur se faza e dytë e vaksinimit do të jetë katër javë pas raundit të parë.

OBSH tha gjithashtu se punonjësit shëndetësorë duhet të vaksinojnë të paktën 905 të fëmijëve në Gaza për të ndaluar përhapjen e poliomielitit.

Ndërkaq kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar se seria e pauzave nuk duhet të konsideroheshin si një armëpushim.

/tvklan.al