#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

E ftuar : Florina Cani – Nëna e Martin Canit

Florina Cani ia dedikon buzëqeshjen të birit: Martin ti je lart, na shikon dhe unë të dua pafund!

Nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Me dhimbje të thellë, por me buzëqeshje në buzë; kështu e ka nisur rrëfimin Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Buzëqeshjen ja ka dedikuar djalit të saj, teksa ka thënë: Martin ti je lart, na shikon dhe unë të dua pafund. Ti je i buzëqeshur dhe unë do të buzëqesh si ti.

Blendi Fevziu: Ju shpreh ngushëllimet e mia drejtpërdrejtë.

Florina Cani – Nëna e Martin Canit: Faleminiderit nga zemra juve dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë të gjithë botës. Për mua ka qenë një sensibilizim shumë i madh dhe jam mirënjohëse për të gjithë që më kanë mbështetur dhe dua që sot këtë emision ta filloj me një buzëqeshje ashtu sikur ishte djali im, Martini. Martin ti je lart, na shikon dhe unë të dua pafund. Ti je i buzëqeshur dhe unë do të buzëqesh si ti.

2 vëllezërit në shkolla të ndryshme prej bullizimit, Florina: S’doja ta ngarkoja Martinin me Henrin

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshatari i tij me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka bërë një rrëfim tejet prekës për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Florina Cani ka treguar se si mes shumë vështirësish, ajo dhe bashkëshorti rritën dhe shkolluan djemtë e tyre, Martinin dhe Henrin. Gjatë rrëfimit të saj, Florina ka treguar se djali i saj, Henri ka vonesë gjuhësore duke hedhur poshtë të gjithë aludimet se i biri i saj më i vogël është autik.

Ajo shprehet se nuk ka dashur që Martini të bullizohej në shkollë për shkak të të vëllait dhe për këtë arsye kanë zgjedhur shkollën “Fan Noli” për 14-vjeçarin dhe shkollimin në Sauk për djalin e tyre tjetër, Henrin.

Blendi FevziuSi e more vesh lajmin?

Florina Cani: Unë kam punuar në arsim 8 vite në fshat, atje ku banoja. Pas asaj kohe, u bashkova me bashkëshortin se erdhi nga kurbeti dhe u martuam, pas martese na erdhi Martini, ishte gëzimi jonë, busulla jonë, gjithçka që kishim, ishte i mbushur me dashuri dhe ai vetë e tregon si është edhe në foto. Kam shumë fjalë për të folur për Martinin. E shkëputa punën vetëm si e si t’i rris ata fëmijë. Kam punuar në Martanesh dhe kam dhënë Gjuhë-Letërsi. Kam vendosur që të largohem nga puna që të rris vetëm Martinin sepse ishte gëzim i madh për ne. E rritëm me shumë dashuri. Pas Martinit, na erdhi në jetë edhe Henri, hasëm pak vështirësi, është 13 vjeç. Kjo ishte ecuria jonë e fillimet tona.

Blendi FevziuU vendosët në Sauk?

Florina Cani: Po. Martini ishte një fëmijë i shkathët dhe menduam që shkollën ta vazhdojë në shkollën më të mirë në Tiranë, shkollën Fan Noli. Ishte shumë i mirë me mësime, i kam fletat e lavdërimit nga klasa e parë deri në të gjashtën. Kishte dëshirë dhe sportin, im shoq e mbështeste. Sportin e vazhdoi që në klasën e dytë, e kishte pasion. Kjo ishte që ta çonim në një shkollë më të mirë se nga aty ku ne banonim. Unë kisha punuar me fëmijë dhe e di që ka vështirësi nga më të ndryshmet. Nuk doja që Martinin ta ngarkoja me Henrin se mos do të bullizohej nga fëmijët e tjerë dhe Martinin e çova në Tiranë, Henrin në Sauk.

Blendi Fevziu: Martinin e çove që të mos e bullizonin për problemin që kishte…

Florina Cani: Ngaqë kishte vonesë gjuhësore Henri, nuk kishte siç është përfolur autizëm sepse dhe kjo më ka prekur shumë.

Blendi Fevziu: A ekziston ky bullizëm kaq i fortë?

Florina Cani: Edhe ekziston.

Blendi Fevziu: Si ndihej Martini në shkollën “Fan Noli”?

Florina Cani: Në shkollë Martini nuk është se ndihej keq sepse nuk është se e kishte Henrin me vete. Unë u befasova kur e dëgjova se Martini është zënë me atë djalin nga vëllai sepse nuk e di nga e mori vesh sepse nuk ishin në të njëjtën shkollë.

“Faji është nga porta e shkollës”, nëna e Martinit: Mësuesja kujdestare e drejtoria e shkollës as nuk më ngushëlluan…

Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Nëna e 14-vjeçarit mes dhimbjes për humbjen e të birit shprehet se faji vjen nga shkolla pasi ajo as nuk është lajmëruar për sherin që dy adoleshentët kanë pasur të premten, tre ditë para se të ndodhë ngjarja e rëndë.

Madje Florina Cani thotë se mësuesja kujdestare dhe drejtoria e shkollës as nuk e kanë telefonuar për ta ngushëlluar për humbjen e djalit dhe kur kjo ka ndodhur pas një jave, pasi kishte ndodshur ngjarja e rëndë ajo nuk ka pranuar të komunikojë me ta.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Edhe unë e them me shumë nga thellësia e shpirtit faji është nga porta e shkollës. Mua duhet të më kishin lajmëruar për sherrin e të premtes.

Blendi Fevziu: Shkolla e dinin për sherrin e të premtes?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Patjetër që e dinin. Duhet të më kishin njoftuar në telefon. Mësuesja kujdestare, unë isha vetë mësuese dhe pa i përcjellë fëmijët nëpër rrugica nuk ikja në shtëpi.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Unë kam dy fëmijë edhe kanë të njëjtin gjak edhe kur ziheshin unë do të rija 1 orë rreth shtëpisë nëpër dhoma për ti parë se mos ziheshin prapë dhe jo dy fëmijë që nuk njiheshin dhe ata i bashkuan aq shpejtë. Si ka mundësi që bashkohen ata fëmijë aq shpejt.  Mua më lind kjo dhe kështu e logjikoj, që nuk mund t’i bashkosh aq shpejt.

Blendi Fevziu: Ishin shokë klase?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Jo nuk ishin shok klase ishin paralel.

Blendi Fevziu: A e ke mësuar shkakun e sherit apo nuk ke dashur asnjëherë?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Jo nuk e kam mësuar shkakun e sherit sepse mësuesja kujdestare nuk më ka telefonuar dhe nuk më ka ngushëlluar. As drejtoria e shkollës. As nuk kanë ardhur dhe kur më morrën në telefon pas një jave nuk i pranova unë. Kështu e logjikova unë. Pas një jave çfarë kuptimi kishte kur unë e kisha humbur djalin dhe unë nuk kisha marrë asnjë njoftim nga ato.

“Mami jam vrarë tek sporti”, Florina rrëfen mes dhimbjes çfarë i tha Martini pak ditë para vrasjes

Florina Cani, nëna e Martin Cani ka dhënë një dëshmi tronditëse për emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit, Martin Canit në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Gjatë rrëfimit të saj, Florina Cani tregon se ajo nuk ka qenë në dijeni të sherrit që ka pasur i biri me autorin e ngjarjes në ambientet e shkollës “Fan Noli” 3 ditë para se të ndodhte vrasja e 14-vjeçarit me thikë.

Mes të tjerash, ajo ka treguar dhe bisedën që kishte pasur më birin ditën që ai ishte konfliktuar në shkollë. Florina thotë se Martini kishte një shenjë të vogël në fytyrë, për të cilën i kishtë thënë se e kishte marrë gjatë sportit.

Blendi Fevziu: Si ndihej Martini në shkollën “Fan Noli”?

Florina Cani: Në shkollë Martini nuk është se ndihej keq sepse nuk është se e kishte Henrin me vete. Unë u befasova kur e dëgjova se Martini është zënë me atë djalin nga vëllai sepse nuk e di nga e mori vesh sepse nuk ishin në të njëjtën shkollë.

Blendi Fevziu: Martini shkoi në shkollën Fan Noli dhe paralelisht vazhdoi dhe sportin. Gjatë kohës që flisnit, a shprehte ndonjë shqetësim?

Florina Cani: Jo, nuk shprehte asnjë shqetësim. Nuk më tha se jam grindur me ndonjë shok. Mësuesja kujdestare nuk më ka marrë në telefon, e mora vesh që kishin pasur një zënkë pas ngjarjes. Ishte fokusuar tek sporti. Idhulli i Martinit ishte Ronaldo, thoshte “unë do të bëhem një futbollist i madh si Ronaldo”. Ishte ëndrra e Martinit. Im shoq punonte 2 punë, unë punoja një punë 4 orë 2 vitet e fundit për të ndihmuar familjen. Unë ju rrija gjithë kohën në kokë të dy fëmijëve.

Blendi Fevziu: Para se ngjarja të ndodhte a folët me të? Ju thatë se kishte pasur një sherr me autorin të premten, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur të hënën. Në këtë kohë, a bisedove me djalin, a të qëlloi që të jepte ndonjë shenjë?

Florina Cani: Nuk më ka dhënë asnjëlloj shenje. Para se të flinte Martini, unë flisja me të, bëja biseda me të. Ai më tha “jam vrarë tek sporti”.

Blendi Fevziu: Pse kishte shenjë, goditje?

Florina Cani: Kishte pak këtu, por jo të çara, siç është përfolur.

Blendi Fevziu: Kishte thjesht shenjë…

Florina Cani: Ishte pak nxirë, por shenjë aq sa e kanë publikuar. Më tha që “jam vrarë tek sporti” dhe atë ditën gjithë ditën ka qenë më Luisin, se Luisin e kishte si vëlla, janë rritur bashkë. Të hënën e përcolla vetë për në shkollë, nuk më dha asnjë shenjë dhe më tha “mami mirupafshim” dhe e porosita “Martin ki kujdes”. Nuk kisha asnjë shenjë se si kishte ndodhur.

“Vrasja e Martinit po manipulohet”, Florina Cani: I besoj ato që ka dëshmuar Luisi…

Nëna e 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshtari i tij në shkollën “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë fjalës së saj Florina Cani shprehet se iu beson fjalëve të Luisit, shokut të Martinit i cili gjithashtu mbeti i plagosur në atë ngjarje që thotë se kanë qenë dy persona të cilët kanë gjuajtur me thikë.

Nëna e Martinit bën thirrje për zbardhjen e rastit ku sipas saj kjo ngjarje është manipuluar.

Blendi Fevziu: Po me Luisin me djalin e plagosur keni folur me të?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Po kemi folur me Lusin. Luisi i ka thënë fjalët e veta. Luisi i qëndron atyre fjalëve dhe unë nuk e di pse nuk i besojnë Luisit. Ai pretendon se kanë qenë dy goditës me thika. Mund të kenë qenë dy, por mund të kenë qenë edhe më shumë, këtë nuk e di, por ama Luisi këmbëngul që kanë qenë dy veta. Luisi me thotë që më kanë goditur pas shpinë.

Blendi Fevziu: Po me babanë e tij keni folur?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Po edhe ai ashtu thotë.

Blendi Fevziu: Po në polici ju kanë thirrur?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Bashkëshortin po, mua jo sepse kam qenë në gjendje shoku.

Blendi Fevziu: Cili është shqetësimi juaj më i madh.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Shqetësimi im më i madh është se këtu nuk ka siguri. Unë jam nëna biologjike dhe më pas vjen mësuesi, sepse mësuesi është nëna e dytë për fëmijët. Unë isha e sigurtë që e kam fëmijën në shkollë dhe jo Martini të grindet me fëmijë. Ata kishin mundësi t’i parandalonin ata dy fëmijë, sepse fëmijë ishin. Aty flitet që mbaheshin thika nëpër çanta. Nuk besoj që ajo ishte aq e lehtë sa për ta kaluar. Nuk është aq e lehtë të bashkosh dy fëmijë në atë moshë sepse ata janë adoleshentë.

Blendi Fevziu: Pra ju nuk dini asgjë më shumë për ngjarjen se sa keni lexuar dhe ju ka thënë policia dhe ato që ka dëshmuar Luisi.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Po ato që ka dëshmuar Luisi unë i besoj dhe nuk dua që të mbulohet ajo që thotë Luisi sepse unë besoj se këtu ka manipulim sepse për çdo lloj rasti zbulohet brenda pak minutash ndërsa unë jam bërë një muaj që po rënkoj e qaj dhe askush nuk më jep përgjigje.

“Si ajo ministre nuk erdhi të më ngushëllojë!?”, Florina: Të vihet drejtësi për Martinin!

Nëna e Martin Canit, Florina Cani në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan kërkon që të vihet në vend drejtësia për djalin e saj.

Florina gjatë fjalës së saj shprehet se si ka mundësi që qoftë edhe një mësues nuk ka dhënë dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë ku humbi jetën biri i saj teksa shton se ministrja e Arsimit as nuk e ka ngushëlluar.

Sa i takon kontakteve me familjen tjetër Florina shprehte se nuk kanë pasur, por sipas saj tashmë është vonë.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Është e pamundur po kërkoj që drejtësia të shkojë në vend. Këtu nuk ka…

Blendi Fevziu: A keni folur me policinë, ministrin e Brendshëm apo dikë tjetër.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Nuk kemi folur dhe mua me duket sikur çdo gjë po manipulohet. Ashtu po e mendoj sepse nuk po zbardhet asnjë gjë. U bë fiks një muaj sot. Çcdo gjë zbardhet brenda tre ditëve e shumta.

Blendi Fevziu: Pra ju nuk ju kanë dhënë akoma një version përfundimtar të ngjarjes?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Asnjë përgjigje. Edhe dje kam dalur në protestë kam bërtitur. Nuk jep askush përgjigje. Thjesht një ministre, thjesht një mësues pse mos të japin një dorëheqje. Ishte një gjak fëmije. A kanë zemër këto?! Nuk e di se si të shprehem, më fal nëse them ndonjë fjalë. Ajo ministre të mos vijë të më ngushëllojë mua. Mos të vijë ajo të më thotë Florina ngushëllime për Martinin, po del edhe qesh aty me tre tjera. Jo kjo nuk është e drejtë! Nuk u mbajt as një minutë heshtje për Martinin. Martini ishte 14 vjeç nuk i bëri gjë askujt. Martini iku i pafajshëm. Mos të reflektojë edhe familja tjetër. Ne jemi njerëzor, si fëmija ime edhe i atij. Unë nuk kam thënë as gjysmë fjale për fëmijën e atij.

Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me familjen tjetër?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Jo as nuk kam kontaktuar, por tani për mua është shumë vonë.

Blendi Fevziu: Por ju nuk keni thënë asgjë për autorin deri tani…

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Unë dua drejtësi. Fëmija im nuk kthehet, por të vihet drejtësi, aq sa t’i takojë. Për mua të marrë dënimin maksimal.

/tvklan.al