#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Klodiana Lala – Gazetare, Eni Ferhati – Gazetar, Euronews, Artan Hoxha – Analist, Baton Haxhiu – Analist, Ivi Kaso – Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore, PD, Prec Zogaj – Analist
Fokus në 5 vitet e SPAK, dosjet më të nxehta, çfarë ka sjellë në politikën shqiptare dhe mbi të gjitha, dosjet e nxheta që priten të jenë në vijim. Sa do të ndikojnë vendimet e SPAK, majtas dhe djathtas në zgjedhjet e 11 majit 2025?
5 vite SPAK, Baton Haxhiu: Ka ndërtuar institucionin e frikës
Prokuroria e Posaçme ka mbushur 5 vite nga krijimi i tij. Puna e SPAK gjatë kësaj periudhe, sipas analistit Baton Haxhiu, ka arritur të krijojë institucionin e frikës.
“SPAK për këto 5 vite ka bërë më shumë se sa unë e kam pritur. Ka krijuar atmosferë sigurie. Ka vendosur drejtësi jo me maksimalizimin e gjykimit po duke ndërtuar institucionin e frikës që ka fituar betejën me ata të cilët nuk kanë ditur për frikë asnjëherë”, u shpreh Baton Haxhiu gjatë emisionit Opinion në Tv Klan.
Sipas Haxhiut, SPAK ka krijuar siguri, besueshmërinë dhe autoritetin.
“Edhe pse konsiderohet si drejtësi selektive, ndonjëherë rrethanat sociale dhe politike SPAK i ka ndërtuar në mënyrën milimetrike. Fakti që ata ndërtojnë rrëfimin e vetë të ngadaltë për të krijuar sigurinë, besueshmërinë dhe autoritetin, këto 3 kategori SPAK i ka arritur.
Në këto 5 vite është ndërtuar një sistem tjetër që pandëshkueshmërinë e ka arritur dhe e ka bërë fakt. Brenda drejtësisë së SPAK ka individë që bëjnë marrëveshje, elementët brenda SPAK, BKH kanë toleranca që ndonjëherë e irritojnë publikun. Ajo që SPAK po mundohet është se nuk po bën drejtësi selektive”, deklaroi Baton Haxhiu.
/tvklan.al