BE nis studimin më të gjerë mbi ADN-në e evropianëve. Objektivi ëhstë të krijohet harta gjenetike e banorëve të kontinentit të vjetër dhe ti hapet rrugë strategjive të reja për parandalimin e sëmundjeve, përmirësimin e shëndetit publik dhe diagnostikime gjithnjë e më të personalizuara.

“The Genome of Europe” konsiderohet si një projekt monumental ku do të përfshihen rreth 100 ekspertë nga 49 institucione të 27 vendeve. Faza fillestare do të nisë me një financim prej 45 mln Eurosh, 20 prej të cilave nga BE, dhe do krijohet një bankë të dhënash me rreth 100 mijë gjenoma të evropianëve nga 40 etni.

Faza e dytë e projektit parashikon që të arrihen 500 mijë gjenoma, për t’i grupuar në kombëtare, nga ku do zbatohen kërkimet klinike laboratorike për krijimin e medikamenteve të reja, terapi të personalizuara, dhe strategji për parandalim e diagnostikim.

Klan News