#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në lidhje direkte: Blerim Gjoci dhe Menada Zaimi

Kalifornia, Los Anxhelesi është shkrumbuar nga zjarret që kanë marrë mijëra kilometra katrorë. Si shpjegohet që vendi më i fuqishëm në botë nuk kontrollon dot zjarret ku shtëpi e miliarda dollarë janë dëme, përfshirë njerëz. Në lidhje të drejtpërdrejtë: Blerim Gjoci i cili është evakuuar dhe Menada Zaimi, gazetare e VOA.

“Pamje apokaliptike”, Gjoci për zjarrin në Los Angeles: U mblodhëm të gjithë shqiptarët në kafene

Blerim Gjoci, regjisori shqiptar me banim në Los Angeles ka rrëfyer momentin kur ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka parë flakët e zjarrit që ishin përhapur me shpejtësi të madhe.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gjoci i përshkruan ata pamje si apokaliptike teksa thotë se ju erdhi urdhri për evakuim nga shtëpitë.

Më tej, regjisori tregon se u mblodhën në një kafene të gjithë shqiptarët që banonin aty pranë.

Blendi Fevziu: Ti vetë ku banon?

Blerim GjociUnë banoj këtu në Hollywood Hills, afër shenjës së Hollywoodit. Ne e kishim rrezikun e parë natën e dytë dhe kur ne dolëm nga shtëpitë qielli ishte skuqur, ishte si një lloj ferri, si një pamje apokaliptike. Njerëzit me shumë dispilinë filluan të dilnin jashtë dhe ne dolëm bashkë me ta sepse na erdhi urdhër për evakuim. Zbritëm në Hollywood Bulevard ku kemi një kafene dhe u mblodhëm të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia, disa dhe nga Stambolli.

Blendi Fevziu: Mirë shqiptarët u mblodhën në kafene sepse bëjnë muhabet me njëri-tjetrin, po amerikanët ku u mblodhën?

Blerim Gjoci: Amerikanët shkuan në qendra evakuimi dhe kryesisht ja mësynë plazheve që t’i afrohen ujit.

Blendi Fevziu: Domethënë edhe në rrezik ne mblidhemi në kafene që të jemi më të mbrojtur se sa në qendra…

Blerim Gjoci: E kemi në gen, çfarë të them. (Qesh)  

Shifër astronomike! Përllogariten dëmet e deritanishme nga zjarri në Los Anxheles: Situata do të përkeqësohet

Los Anxhelesi vazhdon të jetë nën alarm nga zjarret që djegin ende territorin e një prej qyteteve më të famshme të botës. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”  në Tv Klan, gazetarja e VOA,  Menada Zaimi përditëson me të rejat rreth  situatës.

Nga vlerësimet e disa agjencive private, shifra e dëmit të deritanishëm nga zjarret shkon në 275 miliardë dollarë. Ka 24 viktima, 4 vatra aktive zjarri dhe 150 mijë të evakuuar që nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre. Urdhrat e evakuimit mbeten në fuqi sepse situata do të përkeqësohet.

Blendi Fevziu: Sa mendohet që është dëmi?

Menada Zaimi: Një shifër e lidhur me këtë, por ka disa agjenci private që kanë raportuar për këtë çështje dhe bëhet fjalë për një dëm prej 275 miliardë dollarësh. 24 persona kanë gjetur vdekjen. Megjithatë shifra pritet të rritet në vazhdim. Kjo mund të rrisë edhe numrin e viktimave. Rreth 12 mijë objekte mes  tyre shtëpi e shkolla janë djegur. 4 vatra zjarri kanë djegur mbi 160 kilometra katrorë, një zonë më e madhe se qyteti i San Franciskos. E diela ishte relativisht e qetë, autoritetet arritën të kontrollonin një sipërfaqe më të gjerë duke u dhënë mundësi disa banorëve, një pjese të vogël që të rikthehen në shtëpi. 150 mijë njerëzve të tjerë ende u është thënë të mos kthehen në shtëpitë e tyre, ka urdhra evakuimi për ta. Sipas shifrave të fundit, ka 4 vatra aktive zjarri. Zjarri që po digjet në Altadena në Los Anxheles, zjarri në Palisades me pamje nga oqeani Paqësor. Ka një vatër zjarri në kontenë e Venturës plotësisht nën kontroll, u dogjën më shumë se 1000 hektarë ndërsa është nën kontroll 80% e situatës në një vatër tjetër të Los Anxhelesit. Aty u dogjën 800 hektarë. 150 mijë pesona janë nën urdhra evakuimi që të largohen nga shtëpitë e tyre. Urdhrat do të vazhdojnë sepse situata do të përkeqësohet.

/tvklan.al