Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku kanë ripërsëritur kërkesën e tyre, dorëheqjen e kryetarit, Erion Veliaj.
Ndonëse më të paktë në numër, protestuesit nuk kanë shmangur momentet e tensionit. Ata kanë hedhur sende në drejtim të godinës së bashkisë dhe kanë djegur goma.
Tubimi zgjati rreth 60 minuta, me organizatorët të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos mungojnë në protestën kombëtare të thirrur nga PD më 11 Korrik.
Tv Klan