“Green Valley” është një nga ato rezidenca e cila që në fillimet e saj është konceptuar kryesisht për familjarë. E teksa emisioni “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan eksploron vilat dhe kopshtet rekreative të rezidencës, rastësisht takon një prej banoreve të saj.
Në fakt ajo nuk është thjesht një banore, ajo është banorja e para e rezidencës. Me përzemërsi ajo fton moderatoren Orinda Huta dhe menaxherin e shitjeve Jordin, në shtëpinë e saj të arreduar bukur deri në detaje.
Orinda Huta: Ohh paska banorë në “Green Valley”. Si jeni?
Banuesja: Unë jam e para, jo thjesht banore.
Orinda Huta: Domethënë ke bërë sefte gjithë rezidencën. Dhe si po ndjehesh?
Banorja: Me thënë të drejtën shumë mirë, është ajo që kisha kërkuar. Mund të vini ta shikoni.
Orinda Huta: Do na lejosh. Faleminderit! Ta shikojmë dhe se si është arreduar një apartament.
Duke veçuar shërbimet dhe facilitetet që ofron zona, banorja e “Green Valley” tregon se çfarë e bindi për të vazhduar jetesën tek kjo rezidencë.
Orinda Huta: Të është dashur shumë kohë për ta bërë këtë shtëpi?
Banorja: Kam prenontuar që në fillim duke pasur parasysh ambientin ku do të ishte, facilitetet, lehtësisht për të dalë në Unazë dhe për të shkuar tek liqeni.
Orinda Huta: Tani që e pe thuajse të përfunduar që nga projekti, je e kënaqur, të pëlqen?
Banorja: Mëse e kënaqur, shumë thonë që shtëpia është hotel, por për mua nuk qëndron. Shtëpia është vendi ku kalon kohë me ata më të çmuarit dhe për mua është shumë e rëndësishme.
Teknologjia me qasje të fortë ekologjike është në “ADN-në e këtij projekti” i cili garanton termoizolim, zëizolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje dhe ftohje të ajrit apo të ujit./tvklan.al