Një sulm izraelit shënjestroi një kamp refugjatësh në Jabalia të Gazës veriore, duke vrarë 33 persona, përfshirë 13 fëmijë. Sulmi ndodhi kur njerëzit ishin ende brenda kampit. Sipas dëshmitarëve para agimit u dëgjuan zhurmë dronësh dhe avionë luftarakë që po manovronin në zonë dhe papritur, pa asnjë paralajmërim paraprak, zona u bombardua.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale, tregojnë dhjetëra trupa të shtrirë në tokë në një spital. Ndërkaq pesë persona të tjerë u vranë në një tjetër sulm izraelit në një shtëpi në lagjen Sabra në Gaza, sipas raporteve të mediave.

Ndërkaq sulmet izraelite vranë 15 persona dhe plagosën dy të tjerë në Ras al-Ain në Libanin jugor, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të tjerë. Gjithashtu ushtria izraelite kreu edhe bastisje në disa zona në Libanin jugor.

Agjencia për Refugjatët Palestinezë bëri të ditur se uria ka të ngjarë të përfshijë të gjithë Gazën veriore pasi janë identifikuar raste alarmante të kequshqyerjes mes fëmijëve dhe të rriturve. Komiteti i Ekspertëve Global ka deklaruar se zia e bukës është e pashmangshme në Gazën veriore dhe nevojiten veprime brenda disa ditësh për të shmangur një katastrofë.

Ekspertët kanë bërë të ditur se vendimi i Katarit për t’u tërhequr si ndërmjetës kryesor në bisedimet e armëpushimit është një lëvizje taktike për të ushtruar presion ndaj Izraelit dhe Hamasit, duke sinjalizuar gjithashtu shqetësimin e Katarit  mbi administratën e re amerikane.

Klan News