Ekipi brazilian mundi egjiptianët e Al Ahlit me rezultatin 2-0 në Abu Dhabi me golat e Veiga dhe Dudu
Skuadra e Palmeirasit mundi rivalët egjiptianë të Al Ahlit me rezultatin 2-0 në Abu Dhabi dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Botës për klube. Fituesit e Kupës Libertadores do të përballen me fituesin e çiftit Al Hilal-Chelsea që ndeshen të mërkurën.
Fillimi i takimit ishte me raste të pakta. Por në të 39 Rafael Veiga kaloi brazilianët në avantazh. Në nisje të pjesës së dytë, Dudu e çoi rezultatin në 2-0. Al Ahli e pati të vështirë që të finalizonte, ndërsa e kontrolloi topin më shumë.
Në të 81’ Aiman Ashraf mori karton të kuq, duke i shuar përfundimisht shpresat e egiptianëve. Al Ahli që mundi Monterein në raundin e dytë, i dha fund aventurës në botërorin e klubeve.
Klan News