Tifozët e skuadrës braziliane u përfshinë në episode dhune pas përfundimit të finales së Kupës së Botës për klube

Tifozët e Palmeirasit në Sao Paolo u përfshinë në përleshje, pasi skuadra e tyre humbi në finalen e Kupës së Botës për klube kundër Chelsea.

Pas përfundimit të takimit, policia braziliane u afrua në stadiumin “Allianz Parque”, ku fansat ishin mbledhur më herët për të ndjekur takimin e shumëpritur.

Agjentët hodhën gaz lotsjellës si edhe përdorën spraj, që të shpërndanin turmën që po shkaktonte rrëmujë.

Sipas policisë së Sao Paulos, një person u qëllua me armë pas dhunës mes tifozëve dhe vdiq ndërsa autori i dyshuar u vu në pranga.

Tifozët u përplasën edhe me policinë e nuk munguan episodet e dhunës ndërsa zhgënjimi ishte i madh për humbjen e finales kundër “bluve të Londrës”.

Nëse fitonte, Palmeirasi do të bëhej klubi i katërt brazilian që shpallej kampion i botës për klube.

Klan News