Fiton finalen me Palmeiras

Chelsea u shpall për herë të parë kampion i Botës për klube. Skuadra e Thomas Tuchel triumfoi me rezultatin 2 – 1 në finalen me Palmerias pas 120 minutave lojë të shtunën në Abu Dabi.

Edhe pse patën zotërimin e topit kampionët e Europës nuk e patën të lehtë para atyre të Amerikës së Jugut. Pas pjesës së parë pa gola, Lukaku shënoi në të 55’ për Chelsea.

Skuadra e Palmeiras reagoi duke barazuar në të 64’ me Vargas. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin  1 – 1. Shpëtimtari i ekipit anglez ishte Havertz me golin e realizuar me penallti  në minutën 117’.

Gjermani ishte protagonist edhe në finalen e Champions League vitin e kaluar me golin e vetëm të takimit me Manchester City.

Tv Klan