Organizim special nga tifozët e skaudrës braziliane që shpresojnë për trofe në Kupën e Botës për klube

Me qindra tifozë të veshur me ngjyrat bardhejeshile të ekipit të Palmeirasit kënduan për ekipin e tyre, ndërsa futbollistët u nisën drejt Abu Dhabit, për të marrë pjesë në botërorin e klubeve.

Fansat ndezën flakadanë dhe fishekzjarre ndërsa skuadra nga Sao Paolo u largua me autobus.

Kupa e Botës për Klube do të nisë më 3 shkurt me takimin e skuadrës nga Emiratet, Al Xhazira kundër AS Piraes të Tahitit. Dy ditë më pas, egjiptianët e Al Ahlti do të ndeshen me meksikanët e Montereit.

Palmeirasi do të përballet me fituesin e ndeshjes mes kampionëve egjiptianë dhe meksikanë më 8 shkurt.

Në turneun e vitit të shkuar, skuadra meksikane Tigres mundi Palmeirasin me rezultatin 1-0 dhe u mund nga Bajerni i Mynihut.

Finalja e kompeticionit do të luhet në stadiumin “Mohammad Bin Zayed” më 12 shkurt.

Klan News