Periudhë e vështirë për Neymar. Braziliani po përjeton një prej momenteve më delikate të karrierës. 32-vjeçari pësoi një tjetër dëmtim, duke ndërlikuar qëndrimin te Al Hilal.

Shumë skuadra kanë shfaqur interes për ta, ndërsa mediat aludojnë për një kalim në Superligën e futbollit brazilian. Por, përjashtim bën Palmeiras, me presidenten që e ka mohuar një gjë të tillë.

Madje, për mediat braziliane ajo është shfaqur edhe i ashpër me sulmuesin, duke e komentuar me fjalët “ai nuk do të vijë tek ne pasi ky klub nuk është spital, ndërsa synojmë që të firmosin me lojtarë që janë gati për të luajtur”.

Deklaratë tepër e guximshme, duke hedhur poshtë marrëveshjen me një prej futbollistëve brazilian më të mirë të viteve të fundit. Neymar kaloi në Superligën Arabe nga PSG për rreth 100 milionë Euro.


Klan News