Ditën e djeshme, aktorja dhe modelja Pamela Anderson përmes një ceremonie të fshehtë u martua në Malibu me 74-vjeçarin Jon Peter.
Kjo në fakt është martesa e saj e pestë, dhe lidhja me producentin Peter filloi një vit më parë, menjëherë pasi 52-vjeçarja u nda nga futbollisti francez Adil Rami.
Në një intervistë të dhënë më parë, Anderson u shpreh: ‘Ne e kuptojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin. E duam njëri-tjetrin pa kushte. Unë jam një grua me fat’. /tvklan.al