Është e vështirë të besosh se Pamela Anderson sot mbushi plot 57 vjeç. Aktorja dhe modelja është rasti më i mirë që provon se si bukuria dhe hijeshia i reziston moshës e kohës.
Në ditëlindjen e saj Andersn shprehet shumë e lumtur teksa me anë të një postimi në “Instagram” falënderon të gjithë fansat e saj për urimet e përzemërta që i kishin dërguar. Gjithashtu ajo ndau me ndjekësit e saj lajmin se ka lançuar një fletë “ditari të hapur” për të gjithë ata që bëjnë pjesë në komunitetin e “The Open Journal”.
“Më e lumtur se kurrë. Faleminderit për të gjitha urimet e përzemërta për këtë ditëlindje,” ka shkruar ajo.
E kush më mirë do e pasqyronte bukurinë e Pamela Anderson se sa foto e saj plot freski në vitet 1990.
/tvklan.al