Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dhjetëra mijëra besimtarë u grumbulluan në një stadium në Siri, ku Papa Gjon Pali i II, dha një meshë. Mesha u dha në udhëtimin e dytë të Papës në gjurmët e Shën Palit, që shkonte në drejtim të Damaskut. Në Siri ka 2.4 milion kristianë mes një popullsie prej 17 milion banorësh. Mesazhi i dhënë nga Papa Gjon Pali II është unitet mes sekteve të ndryshme kristiane në Siri dhe paqe në rajonin e Lindjes së Mesme. Më pas Papa hyri në një xhami në Damask, duke u bërë kështu i pari Papë në 1400 vjet që viziton një vend të shenjtë mysliman./tvklan.al