Teuta dhe Elbasani, barazuan pa gola, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ishte një ndeshe e bukur dhe e luftuar, por asnjë nga ekipet, nuk siguroi dot fitoren.

Elbasani i shkoi shumë afër golit në minutën e 92-të, me Ze Gomes, që nuk i besoi syve, kur pa gjuajtjen e tij të ndalej mbi vijën fatale nga Jazxhi.

Ky është barazimi i katërt radhazi për verdheblutë, që duket se kanë harruar si fitohet. Pas kësaj jave, Elbasani mban vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e gjashtë me 1 pikë më pak. /tvklan.al