Rritja e paparë e kostos së ushqimeve dhe karburantit ka çuar disa vende në zhvillim buzë greminës. Ky është paralajmërimi  i Fondit Monetar Ndërkombëtarë sipas të cilit, rritja e çmimeve më e madhja në këto 30 vjet ka një ndikim të pa barabartë dhe po dëmton edhe shumë nga disa vendet më të varfra të botës.

Drejtori i menaxhimit në FMN Dominique Strauss-Kahn, tha për Zërin e Amerikës, se nëse çmimet e ushqimeve do të rriten më tej dhe çmimi i naftës do të vazhdojë të qëndrojë i njëjtë, atëherë disa qeveri nuk do të jenë në gjendje të ushqejnë njerëzit dhe në të njëjtën kohë të kenë ekonomi të qëndrueshme.

Kriza ka goditur rëndë afro 18 vende Afrikane, ndërkaq në tregjet aziatike nafta theu një tjetër rekord. Ari i zi u shit me 145.1 dollarë për fuçi, duke pësuar një rritje prej 0.75 dollarësh në krahasim me bursën e Londrës, ku nafta arriti 144.26 dollarë për fuçi. Në lidhje me këtë rritje, Presidenti i Bankës Botërore Robert Zellik, tha se bëhet fjalë për një katastrofë njerëzore që duhet të rregullohet sa më shpejt./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle