Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Parlamenti i Unionit Serbi-Mal i Zi miratoi sot në mbrëmje një rezolutë lidhur me Kosovën nga Dosi dhe Partia Demokratike Socialiste e Malit të Zi. Ky dokument bën thirrje për zbatimin e rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit dhe për marrjen e të gjitha masave që të çojnë në dialogun që të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Kryeministri serb Zoran Zhivkoviç deklaroi, se askush në Serbi nuk mund të këmbëngul në kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe, pa rënë dakord më parë me komunitetin ndërkombëtar. Ai tha, se nga ana tjetër ne duhet të këmbëngulim që komuniteti ndërkombëtar të respektojë tërësisht dhe të zbatojë rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit, që garanton siguri dhe kushte për një jetë normale për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryeministri serb u shpreh optimist, se kryeadministratori i ri Harri Holker do të kishte sukses ndaj paraardhësve të tij në zbatimin e kësaj rezolute. Rezoluta që hartojë mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë, mbulon kthimin e refugjatëve, kushtet për siguri të personit dhe pronës, liri lëvizje dhe drejtësi. Parlamenti i Unionit Serbi-Mal i Zi i zbuti tonet politike të Beogradit, i cili kishte deklaruar më parë, se Kosova është pjesë integrale e Serbisë./tvklan.al