Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të vendos gjendjen e jashtëzakonshme në veri të vendit pasi përqëndrimi i vëmendjes vetëm në një drejtim do të paralizonte sektorët ndihmës në përballimin e situatës. Zëvendëskryeministri Meta e ka arsyetuar mosfutjen e forcave ushtarake në luftime direkte me faktin se ky veprim kërkon një vendim të kujdesshëm politikë.
Është vendosur shtimi i numrit të rezervistëve dhe rritja e shpërblimit material të tyre. Përsa i përket sistemimit të refugjatëve Meta përjashtoi krijimin e një ministrie të veçantë. Duke u mbështetur në natyrën e këtij konflikti qeveria Shqiptare ka vendosur të krijojë kushte për një qëndrim të gjatë të refugjatëve ne Shqipëri përfshirë edhe dimrin e ardhshëm.
Rendi dhe qetësia nëpër kampingje do të sigurohet nga një forcë policore prej 1100 policësh./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame