Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet për herë të parë në stadiumin “Arena e Demave” të dielën.
Trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinovic mendon se në futbollin modern kjo ka rëndësi të vogël, por ai është i bindur se tifozët do të krijojnë një atmosferë speciale.
Dy sfidat e para mes të dyja ekipeve këtë sezon janë mbyllur në barazim pa gola. Trajneri Veselinovic mendon se çdo përballje është e ndryshme.
“Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe jam i bindur që tifozët tanë do të krijojnë një ambjent të shkëlqyer. Shpresoj dhe jam i sigurtë që do të jetë një festë futbolli! Çdo ndeshje është një situatë ndryshe dhe sjell situata të reja, kështu që nuk mund të heqim paralele mes ndeshjes të së dielës dhe atyre që kanë kaluar. Mbetet të shohim se çfarë do të dhurojë ky derbi I radhes. Fusha nuk do të ndikojë edhe pse mendoj se tifozet do te krijojne atmosfere te mirë. Kemi patur disa lojtare me viroze dhe kam pare qe te gjitha klubet e kane patur kete problematike”, tha Aleksandar Veselinoviç.
Te Tirana do të kërkojnë të marrin fitoren, pasi skuadra gjendet në zonën e rënies nga kategoria. Trajneri Bledi Shkëmbi tha para takimi se skuadra gjendet në një moment të mirë.
“Patjetër që derbi është ndeshje specifike, luhet për pikë, por më shumë për psikologjinë e skuadrës. Jemi në një moment të mirë që skuadra po bën mirë, po bën ndeshje të mira pozitive. Shpresoj që të kemi fatin me vete”, tha Blendi Shkëmbi.
Tirana ka një fitore e një barazim në dy takimet e fundit e gjendet në vend të parafundit në renditje me 22 pikë.
Partizani pozicionohet në vend të tretë me 39 pikë.
Klan News