10 gola në 5 ndeshje ishte bilanci i javës së 12-të në Superligën shqiptare. Mesatarisht dy gola për ndeshje, edhe pse në fakt, derbi i fundit të tabelës mes Bylisit dhe Laçit nuk prodhoi gola. Barazimi 1-1 në limitet e shtesës ndaj Teutës i hoqi nga dora kreun Partizanit. Vllaznia kryeson falë rezultateve direkte, me një fitore e një barazim. Por gjithsesi, “demat e kuq” kanë mbrojtjen më të mirë pas 12 javësh kampionat. Deri më tani kanë pësuar 9 gola. Egnatia ka pësuar 10 duke qenë edhe mbrojtja e dytë më hermetike në Superiore.

Humbja me manita, 5-0 kundër Dinamos i heq “fronin” Elbasanit në këtë aspekt. Verdheblutë janë detyruar të nxjerrin nga fundi i rrjetës topin në 11 raste, aq sa edhe Laçi e parafundit. Kjo renditje speciale vijon me Dinamon në kuotën e 12 golave, Bylis 14, Vllaznia 15, Tirana 16 dhe 17 gola të pësuar Skënderbeu dhe Teuta. Si korçarët ashtu edhe durrsakët kanë mbrojtjen më të keqe për momentin, kur është luajtur vetëm një e treta e sezonit. 

Klan News