Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka shkelur kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatave duke mos i dhënë 34 mijë mësuesve në arsimin parauniversitar shpërblimin e fundvitit.
Sipas selisë blu mungesa e shpërblimit për mësuesit vjen në një kohë kur qeveria paguan 105 milionë Euro për koncensionet e oligarkëve.
Demokratët thonë se Kryeministri Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi protesta e studentëve.
Për opozitën, buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë.
Tv Klan