Në një takim me kryebashkiakë dhe të zgjedhurit vendorë, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Një nga arsyet e kësaj, sipas Berishës është lufta e brendshme brenda socialistëve.

“Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk kanë qenë në tryezën e operacionit siç janë qeveritarët e sotëm. Secili më i damkosur se tjetri. Kemi përballë një kundërshtar në gjirin e të cilit ka shpërthyer lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Se si e si të mund të kapin peng njëri-tjetrit”.

Në këtë takim, Berisha kërkoi angazhim maksimal prej drejtuesve të zgjedhur për t’i përfshirë në procesin e votimit në 11 Maj shqiptarët e diasporës nën shembullin e Donald Trump.

“Vetëm me angazhimin e secilit prej jush, e çdo drejtuesi, e çdo deputeti, e çdo këshilltari, e çdo demokrati dhe demokrateje, ne mund të arrijmë ta shndërrojmë votën e emigracionit dhe diasporës në Levën e Arkimedit për fitoren e opozitës”.

Nuk la pas akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Kryeministrit Rama.

“Di një gjë tjetër, që në këtë tokë nuk ka njeri që di më shumë për gjobat e Edi Ramës për ndërtimet sa ç’diErionVeliaj. Nuk ka Kryeministër në planet që të firmosë lejen për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë si Edi Rama. Të gjobisë për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë. Këto Erion Veliaj i ka të regjistruara të gjitha. Ndaj dhe nga një të persekutuar totalisht, që e shihnin si lebros, tani e marrin në krah dhe shkojnë në Itali dhe vende të tjera me të. Kërcen Rama nga sevdaja i thonë kësaj. Po këto janë punët e tyre. Natyrisht këto janë edhe avantazh për ne, nuk mund të themi jo”.

Berisha përsëriti premtimet ekonomike për rritjen e pensioneve, pagave dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Klan News