Diaspora mbetet një nga prioritetet e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit. Për të garantuar të drejtën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se është i gatshëm për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste edhe për ndryshimin e kodit zgjedhor, ndonëse na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet.

“Për shkak të problematikave që dalin me qëllim që të sigurohet e drejta kushtetuese e tyre sa më mirë përsëri vetëm për këtë mund të bëhen ndërhyrje në kod të cilat të lehtësojnë dhe të garantojnë këtë proces”, tha Berisha.

Diasporës i bëri thirrje që të regjistrohen në portalin që ka vënë në dispozicion PD si dhe në KQZ.

“Të aplikojnë në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por nga ana tjetër ka një platformë në Partisë Demokratike tek e cila cilido që do të informohet për procesin e regjistrimit mund të aplikojë regjistorhet në këtë platformë”, u shpreh Berisha.

Klan News