Ndonëse nga zgjedhjet e ardhshme na ndajnë rreth 9 muaj, partitë opozitare kanë nisur koordinimin e tyre për të bashkëpunuar në terren si dhe për hartimin e listave të kandidatëve për deputet.
Kryetari i PL, Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kanë zhvilluar një takim informal, ku në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe zgjedhjet. Në konferencën për mediat, Meta dha detaje në lidhje me diskutimet e bëra në këtë takim.
Ilir Meta, Kryetar i PL: Është diskutuar edhe për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave dhe te përshkallëzimi dhe koordinimi më i mirë në përgjithësi i të gjithë veprimit opozitar dhe natyrisht për të forcuar bashkëpunimin edhe në drejtim të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar në tërësi.
Meta nuk dha një përgjigje nëse emri i tij do të jetë në listën e mbyllur apo të hapur ku mund të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët, por theksoi se për të ka rëndëi fitorja e opozitës.
Ilir Meta, Kryetar i PL: Partia e Lirisë në çdo rast do të preferonte në rradhë të parë fitoren e opozitës.
Teksa PS tashmë i ka ndarë skuadrat dhe detyrat në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve, PD ende po punon për bashkimin e demokratëve, pasojë kjo e ardhur nga përçarja tre vjeçare brenda partisë.
Drejtusit politik të PD në qarqe, kanë zbritur në terren dhe kanë zhvilluar disa takime me demokratët, duke theksuar se vetëm të bashkuar dhe me qeveri teknike mund të ketë rrotacion politik.
Klan News